42
“Qytetarë izraelitë, në vitet e fundit, dhe sidomos në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani”.
Kështu tha kryeministri Benjamin Netanyahu, duke shtuar: “Sistemet tona të mbrojtjes janë të pozicionuara, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”.
“Ne e vlerësojmë faktin që SHBA qëndron në krah të Izraelit, si dhe kemi mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera. Kushdo që të na dëmtojë, ne do të godasim. Ne do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do të bëjmë me ftohtësi dhe vendosmëri”, tha ai.