“Olta Xhacka s`më la të bëj plazh as tek shëmbinjtë”, Arjan Konomi reagon ashpër ndaj ish-ministres

by Merita

Gazetari Arjan Konomi ka bërë një reagim të fortë pas deklaratës televizive të deputetes Olta Xhaçka, se bashkëshorti i saj e donte statusin e investitorit strategjik që “dikush” të mos shkonte “nga mali dhe t’i vendoste çadrën para plazhit”.

Deklarata televizive e Xhaçkës në emisionin e Grida Dumës dhe heshtja e moderatores përballë ofendimit të banorëve të jugut, po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta. Mes tyre, dhe ky i Arjan Konomit.

banner

“Mbeta pa fjalë nga emisioni i Top Channel.’Për të mos ardhur dikush nga mali të vendosë çadrën aty ku ti bën plazh’. Është një tyryfyçkë si Olta Xhaçka dhe që s’mund ta kundërshtojë njeri me këto broçkulla që thotë.

Se është dhe budallaqe derisa arrin t’i thotë me fjalët e saj këto gjëra. As armiku s’do ti thoshte. Ministri duhet të jetë një njeri dinjitoz që përfaqëson Shqipërinë e të gjithë të themi ky person na përfaqëson. Ne kemi këtë, tyryfyçkën”, shprehet Konomi.

Si një figurë publike dhe më tepër banor i jugut, ai nuk kursen epitetet për ish-ministren dhe tregon dhe një episod personal, kur djemtë e Vunoit nuk lejoheshin të laheshin as pranë shkëmbinjve të Jalës sepse në resortin aty pranë kishte shkuar ministrja dhe kishte urdhëruar që askush të mos lejohej në det.

“Kam pas dhe një precedent me Olta Xhaçkën në Jalë, te plazhi i fshatit tim në Vuno. Kur ne vinim, jo te plazhi që s’na linin por nuk na linin as te shkëmbinjtë. Dhe kur pyeta pse nuk na linin te shkëmbinjtë ku jemi mësuar të lahemi dhe të rrimë që fëmijë, aty na kanë rritur gjyshërit tanë. Kishte ardh Olta Xhaçka. Kjo nuk donte që aty as në shkëmbinj të kishte djemuri”, tregon analisti.

Arjan Konomi e quan pafytyrësi atë që deklaroi Xhaçka dhe evidenton se nuk i ndjek emisione të tilla për të shmangur rrjedhimisht dhe të tilla reagime të forta, për të cilat kërkon ndjesë për fjalorin e përdorur. Ai thotë se këtë herë nuk mund të mos reagonte.

https://www.instagram.com/reel/C5qhosyNtiv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=837cd193-18e6-42ed-b22c-035031349b8e

“Do të do vijnë nga mali dhe do vendosin çadër. Çadrën e kujt moj? Te vendi i satëme? Sa turp. Më falni, por jam me të vërtetë i indinjuar sepse unë as i shof e as i dëgjoj këto emisione, e këta njerëz, për të eleminuar këtë që po bëj.

Por ndoshta kam bërë gabim. Sepse këto këllira vazhdojnë dhe të përfaqësojnë Shqipërinë”, shprehet Arjan Konomi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy