Sidnej, Australi: Shkon në gjashtë numri të vdekurve pas sulmit me thikë

by engel

Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve në Sidnej të Australisë, ka thënë policia australiane. Siç njofton policia, në mesin e të vdekurve është edhe sulmuesi, i cili është qëlluar nga një oficer policor aty pranë, i cili ishte i vetëm.

Rasti ndodhi në një qendër tregtare të këtij qyteti, teksa pesë viktimat kanë vdekur si rezultat i veprimeve të sulmuesit, raporton The Guardian. Ndërkohë, është raportuar që edhe shumë persona të tjerë janë therur nga sulmuesi ndërsa sulmuesi është vrarë nga një efektive e policisë së Sidnejit.

banner

Policia australiane kishte rrethuar zonën ku ka ndodhur ngjarja, duke kërkuar evakuimin e personave që banonin aty afër. Në lidhje me rastin ka reaguar edhe kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy