Iu rrëzuan në ajër pothuaj të gjitha raketat, shefi i ushtrisë së Iranit thotë se i kanë dhënë fund sulmit

by Nexhat

Sardar Bagheri, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit tha se Irani i dërgoi një mesazh Shteteve të Bashkuara përmes ambasadës zvicerane duke paralajmëruar Uashingtonin se nëse bashkëpunon me Izraelin në veprimet e tyre të ardhshme të mundshme, bazat amerikane “nuk do të kenë asnjë siguri” dhe do të “trajtohen.”

Bagheri tha se nga këndvështrimi i Iranit, operacioni ushtarak kundër Izraelit “ka përfunduar”.

banner

Megjithatë, ai theksoi se forcat e armatosura iraniane mbeten në gatishmëri të lartë dhe janë të përgatitura të “veprojnë nëse është e nevojshme”. Kështu tha ai në një interviste në televizionin shtetëror IRINN të dielën, transmeton CNN.

“Nëse regjimi sionist përgjigjet, operacioni ynë i ardhshëm do të jetë shumë më i madh”, tha Bagheri

Regjimi sionist është një referencë iraniane për Izraelin.

“Veprimet e Izraelit në konsullatë u dënuan kështu që duhej të jepej një përgjigje”, shtoi Bagheri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy