Mesfushori italo-braizlian, Jorginho do të largohet nga Arsenali dhe në përgjithësi nga Anglia në fund të sezonit.
Jorginho ka gjashtë vite që është pjesë e futbollit anglez, ku fillimisht luajti për Chelsean dhe tani e një vit e gjysmë për Arsenalin
Megjithatë lojtari ka vendosur të rikthehet përfundimisht në Serie A në fund të sezonit, edhe pse në kontratën e tij me Topçinjtë është një opsion rinovimi
32-vjeçari është në bisedime të avancuara me Juventusin dhe ai pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta po insiston ta ndalojë lojtarin në Londër, por dëshira e Jorginhos është të rikthehet në Itali
Agjenti i lojtarit ka pasur disa biseda me Juventusin dhe gjiganti italian është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij
Në garë për t’i fituar shërbimet e Jorginhos janë edhe Fiorentina dhe Lazio