LDK: Dekada pas përfundimit të luftës, dhuna seksuale mbetet plagë e thellë për shoqërinë

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale në luftën e fundit në Kosovë, ka kujtuar se rrëfimet e grave të përdhunuara mbesin të heshtura e të mbushura me dhimbje.

LDK përmes një shënimi në Facebook thotë se të mbijetuarat e dhunës seksuale, ende përballen me stigmën e mosintegrimit në shoqëri, edhe pse është bërë një hap për njohjen e statusit të tyre

banner

“Dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbetet plagë e thellë për shoqërinë, si pjesë e një sërë akteve kriminale serbe të kryera në kontekstin e agresionit masiv”, “Edhe pas më shumë se dy dekada të përfundimit të luftës, rrëfimet nga gratë mbesin të heshtura e të mbushura me dhimbje. Të mbijetuarit e dhunës seksuale, ende përballen me stigmën e mosintegrimit në shoqëri, edhe pse është bërë një hap për njohjen e statusit të tyre”.

Por, kjo heshtje u thye nga guximi i disa të mbijetuarave, thotë LDK-ja.

“Heshtja e kësaj teme, është thyer me guximin e disa të mbijetuarave të cilat kanë ndarë historitë e tyre të dhimbshme publikisht. Si e tillë, ballafaqimi me të kaluarën asnjëherë nuk mund të jetë i drejtë, pa drejtësinë shoqërore ndaj kategorisë së të mbijetuarve”.

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, kujdesi rreth mirëqenies së tyre, rehabilitimi dhe risocializimi i tyre qoftë në jetën private apo publike, mbetet obligim”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy