Për tre muaj Inspektorati i Punës shqiptoi mbi 370 gjoba, prinë gastronomia e ndërtimtaria

by Nexhat

Nga 2904 inspektime të realizuar nga Inspektorati Qendror i Punës (IQP) vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti, janë shqiptuar 374 gjoba ndaj subjekteve të cilat kanë respektuar ligjin për siguri dhe shëndet në punë.

Kështu ka konfirmuar për Ekonomia Online kryeinspektori i IQP-së Hekuran Nikçi, i cili ka theksuar se me gjoba prinë sektori i gastronomisë dhe ai i ndërtimtarisë.

banner

Sipas tij, gjatë inspektimit në këto sektor kanë gjetur lëndime në vendin e punës si rezultat i mos mbajtjes nga punëtoret të pajisjeve personale mbrojtëse, punëtorë pa kontrata, pushime vjetore dhe pushime mjekësore të pa paguara nga punëdhënësi, si dhe ore shtesë, orë gjatë vikendeve dhe orë të punës gjatë festave të pa paguara.

“Në periudhën janar-mars 2024 IQP-ja ka realizuar 2904 inspektime. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 374 masa ndëshkimore apo gjoba ndaj subjekteve të cilat nuk kanë respektuar ligjet të cilat ne i mbikëqyrim, si ligjin e punës ligjin për siguri dhe shëndet në punë”, ka thënë Nikçi.

“Sektorët të cilët janë ndëshkuar më së shumti nga 374 gjoba janë sektori i gastronomisë dhe i ndërtimtarisë. Në sektorin e ndërtimtarisë kemi gjetur lëndime në punë, si rezultat i mos mbajtjes nga punëtoret të pajisjeve personale mbrojtës dhe të dispozitave të tjera ligjore që kërkohen sipas ligjit për siguri dhe shëndet në punë. Edhe nga marrëdhënia e punës kemi gjetur punëtor pa kontrata, pushime vjetore dhe pushime mjekësore të pa paguara nga punëdhënësi. Gjithashtu edhe ore shtesë edhe orë gjatë vikendeve dhe orë të punës gjatë festave të pa paguara”, ka thënë ai.

Nikçi ka thënë se gjatë këtij viti IQP-ja ka rekrutuar katër inspektorë të rinj të punës dhe se synojnë që numrin total të inspektoreve ta rrisin në 120.

“Gjatë viti 2023 ne kemi arritur të rekrutojmë 38 inspektor të ri të punës dhe vitin e kaluar ne kemi rritur numrin në 60 inspektor. Gjatë këtij viti kemi rekrutuar katër inspektor të ri të punës dhe synojmë që numrin total të inspektoreve të punës ta ngremë në 120 inspektor”, ka thënë ai.

Nikçi ka theksuar janë në përfundimit të krijimit të digjitalizimit për IQP-në i cili parasheh që inspektimet që deri më tani janë kryer në letër të kalojnë në inspektime digjitale me tableta.

Ai ka thënë se për momentin janë në pilotimin e këtij digjitalizimi dhe sipas planifikimeve synohet që në muajin maj të fillojnë me përdorimin e digjitalizimit në të gjitha rajonet e IQP-së.

“Ne tani për momentin jemi nga fundi i përfundimit të krijimit të digjitalizimit për IQP-në i cili parasheh që inspektimet në letër që aktualisht kryhen nga inspektorët e IQP-së të kalojnë në inspektime digjitale me tableta. Kjo sigurisht se shkurton kohën e inspektimit dhe rrit transparencën dhe efiçiencën e inspektimit. Momentalisht jemi në pilotimin e këtij digjitalizimi dhe sipas planit dhe planifikimeve synojmë që muajin e ardhshëm, muajin maj të fillojmë me përdorimin e digjitalizimit në të gjitha rajonet e IQP-së”, ka thënë ai. /EO/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy