Antoine Griezmann raportohet se do të rinovojë kontratën me Atletico Madridin.
Sulmuesi ka qenë frymëzimi pas skuadrës së Diego Simeones për 18 muajt e fundit dhe ai ndjehet i lumtur që është kthyer në klub dhe ka ri-fituar tifozët pas largimit të tij nga Barcelona, .
Atletico vështirë se mund të jetë më kërkues ndaj Griezmannit, i cili ka kontribuuar në 29 prej 41 ndeshjeve në këtë sezon.
Francezi ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026, por sipas “Relevo”, ai nuk e ka në plan të largohet dhe kësisoj do të rinovojë kontratën e tij.
Edhe klubi nga Madridi thuhet se po planifikon t’i ofrojë atij një kontratë të re, por që detajet nuk janë zbuluar ende.
33-vjeçari ka folur për mundësinë që të shkojë në Major League Soccer (MLS) në të ardhmen si diçka që do ta tërheqë atë, por kjo besohet se nuk do të ndodhë tani për tani, veçanërisht duke parë formën e tij këtë sezon në nivelet e larta të futbollit evropian.
Antoine Griezmann numëron 21 gola dhe tetë asistime deri më tani në këtë sezon.