Çështja e rezervave shtetërore, Rozeta Hajdari del nga Prokuroria Speciale: S’jam intervistuar

by Nexhat

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari sot shkoi në zyrat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Aty qëndroi për disa orë. U raportua se ajo po intervistohej për skandalin për Rezervat Shtetërore.

banner

Me të dal nga selia e kësaj prokurorie, ajo tha se nuk është  marrë në pyetje, dhe se kishte një intervistim për disa ligje që janë në fuqi e që lidhen me skandalin në fjalë.

“Nuk kam qenë e intervistuar, bëhet fjale për rezervat shtetërore”, ka thënë ajo para mediave pasi ka dalë nga objekti i Prokurorisë Speciale

Ajo tha se do të përgjigjen pasi të i kryejnë disa procedura që ajo përmendi.

“Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy