Gjilan: Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës

by engel

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia e Stacionit policor në Gjilan sot rreth orës 09:00 ka ndaluar personin A. R. shtetas i Kosovës i lindur më (1991) i cili kërkohej për 19 Urdhëresa aktive të lëshuar në vitet 2022, 2023 dhe 2024 nga Gjykata themelore e Gjilanit, për shkak të veprës penale “Vjedhja e Shërbimeve” (neni 314 par.6 të KPRK-së) në kohëzgjatje totale prej nëntëdhjetë e nëntë (99) ditëve burg.

Po ashtu sot është ndaluar edhe personin i dytë A. I. shtetas Kosovar lindur (1982) i cili kërkohej sipas Urdhëresës të lëshuar më 24.10.2023 nga Gjykata themelore e Gjilanit, EDGJ.nr.669/22 për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor” (neni 186 par.3 të KPRK-së) i dënuar në kohëzgjatje prej shtatëdhjetë e një (71) ditë burg efektiv.

Pas përfundimit të procedurave që të dy menjëherë janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me përkushtim do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy