67
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, e ka quajtur “mashtrues”, kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
Ai në “Pressing” të T7, ka thënë se Kurti e “ka mashtruar popullin”.
Sipas tij, amerikanët nuk përkrahin “mashtrues”, duke thënë se kanë pasur pritje të tjera ndaj Kurtit.
“Albin Kurti e ka mashtru popullin, e ka mashtru votuesin. Amerikanët nuk munden me qenë me mashtrues. A u konë veç një ndërmjetës, pastaj bënin të gjitha. Sepse besuan që Albini ka me respektu popullin e vet, ky kur nuk e respektoj i vendosi në pozitë të keqe”, ka thënë Humolli.