KFOR dhe EULEX me stërvitje të përbashkët të martën

by Nexhat

KFOR-i dhe EULEX-i do të bëjnë stërvitje të përbashkët të martën, më 16 prill

KFOR ka njoftuar se stërvita do të quhet “Joint Venture 2024”. 

banner

“Kjo stërvitje do të testojë procedurat e përbashkëta për të trajtuar bashkërisht skenarë të ndryshme të sigurisë dhe për të siguruar bashkëpunimin e vazhdueshëm në terren në mbështetje të paqes së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, ka thënë KFOR-i në një njoftim për media. 

E komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Ozkan Ulutash, ka thënë se stërvitja nënkupton përkushtimin për të garantuar sigurinë për të mirën e gjithë komuniteteve në Kosovë

“Nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe trajnimeve rigoroze ne po forcojmë aftësinë tonë për të vepruar si një forcë kohezive, e gatshme për të adresuar çdo sfidë që mund të shfaqet”, tha Ulutash. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy