Ministri malazez i kërkon Haxhiut gjykim të drejtë në rastin Bajroviqit, i arrestuar për krime lufte

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar sot me homologun e saj të Malit të Zi, Andrej Miloviq, pasi ai erdhi për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Sipas mediumit malazez CDM, Miloviq ka biseduar me Haxhiun për rastin e Ekrem Bajroviqit, shtetasit të Malit të Zi, i cili ndodhet në burg në Kosovë për gati një vit e gjysmë, me akuzën për krime lufte për periudhën 1998-1999.

banner

Milloviq theksoi pritshmërinë e Malit të Zi që Bajroviqi të ketë një gjykim të drejtë dhe në përputhje me standardet juridike ndërkombëtare.

Dy ministrat e vlerësuan si pozitiv bashkëpunimin mes Kosovës dhe Malit të Zi në fushën e drejtësisë dhe theksuan nevojën për përmirësimin e sistemeve gjyqësore të të dyja shteteve, shkruan CDM, 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy