Në Prishtinë është mbajtur sot marshi protestues për të kërkuar të drejta për gratë dhe vajzat.
Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe të ndryshme të cilat e fajsojnë patriarkatin si armikun kryesor të vendit. Me këto mesazhe, protestusit kanë përçuar mesazhin se patriarkati është fajtori kryesor për vrasjet e shumta dhe dhunen që po kryhet ndaj grave dhe vajzave në Kosovë. “Siguri për vajzat dhe gratë”, “Poshtë sistemi patriarkal”, “Edhe sa thirrje të humbura”, e të tjera, ishin shkrimet që mund të lexoheshin në pankartat që mbaheshin në duart e protestuesve.
Ky marsh protestues është organizuar për të kërkuar mbrojtjen e grave dhe vajzave në Kosovë, të cilat kohëve të fundit po vriten mizorisht nga meshkujt dhe bashkëshortët e tyre, e nuk po reagohet nga institucionet gjegjëse.
Para pak ditësh në ferizaj, 21 vjeçarja Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu brenda Qendrës Sociale në Ferizaj, ku nga të shtënat mbeti i plagosur edhe vëllai i saj 15-vjeçar.
Marshi u organizua nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.