Arsenali ka bërë një hap mbrapa në luftën për titull të kampionit, pasi është mposhtur para adhuruesve të vet nga Aston Villa 0-2.
Topçinjtë tani ndodhen në vendin e dytë në tabelë me 71 pikë, dy më pak se lideri aktual Manchester City
Por përkundër kësaj humbje, te skuadra londineze nuk janë dëshpëruar dhe kanë premtuar luftë deri në fund për titullin
Mesfushori anglez Declan Rice sii lider i Topçinjve ka thënë pas ndeshjes se do të luftojnë për ta fituar titullin e kampionit deri në xhiron e fundit.
“Asgjë nuk ka përfunduar. Jemi ende në pozita të jashtëzakonshme. Jemi gati për të luftuar dhe plotësisht të përqendruar në atë që duam të bëjmë dhe arrijmë”
Do të ketë të tjera befasi dhe rezultate të papritura në Ligën Premier, mund të ndodhë gjithçka deri në fund të kampionatit”, tha Rice.