Në tekstin, në të cilin mediat kanë pasur qasje, amendamenti numër nëntë propozon që Asambleja t’i rekomandojë Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që të shtyjë vendimin për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës deri atëherë kur Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vendos për ose kundër statusit të Kosovës si shtet i pavarur.
Përveç tjerash, delegacioni serb ka kërkuar që teksti i propozuar të ndryshohet në mënyrë që themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe të jetë parakusht për vazhdimin e procesit të shqyrtimit të aplikimit të Kosovës, jo obligim pas anëtarësimit siç thuhet në rekomandim.