SHBA nuk do të marrë pjesë në veprimet hakmarrëse të Izraelit kundër Iranit

by engel

Izraeli po planifikon lëvizjen e radhës pas sulmit të parë të drejtpërdrejtë të Iranit, duke hapur kështu një dimension të ri krize në rajon. Në mbledhjen e kabinetit të luftës është favorizuar mendimi që Izraeli t’i hakmerret Iranit për sulmet e kryera me dronë dhe raketa ditë më parë. Ka reaguar presidenti i SHBA-ve Joseph Biden duke i kërkuar Benjamin Netanyahut që mos të llogarisin në ndihmën e SHBA-ve në rast se ndërmerren sulme hakmarrëse ndaj Iranit.

Sekretari i shtetit amerikan Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kanë folur gjithashtu me homologët e tyre në Arabinë Saudite, Turqinë, Egjiptin dhe Jordaninë, duke theksuar nevojën për të shmangur përshkallëzimin. Ata së bashku kanë folur për rëndësinë e një reagimi të koordinuar diplomatik duke theksuar se SHBA do të vazhdojë të mbështesë mbrojtjen e Izraelit.

banner

Ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres i cili ka thënë se lindja e Mesme është në prag të një rreziku real. Populli i rajonit po përballet me një rrezik real të një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë. Tani është koha për të qetësuar dhe de-përshkallëzuar situaten.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy