Jurgen Klopp do të largohet në fund të sezonit nga Liverpooli dhe gjiganti anglez ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin e gjermanit.
Shumë emra deri më tani kanë qarkulluar, por drejtuesit e Liverpoolit ende nuk kanë gjetur marrëveshje me asnjërin për ta marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ri
Së fundmi në skenë për ta marrë drejtimin e The Reds ka dalë emri i një trajneri shumë befasues.
Daily Mail ka raportuar se legjenda kroate, Niko Kovac është një nga teknikët që ndodhet në listën e drejtuesve të Liverpoolit për ta marrë drejtimin e skuadrës.
52-vjeçari e ka nisur karrierën si trajner me Kombëtaren e Kroacisë, para se të vazhdoj te skuadrat gjermane si Eintracht Frankfurt për dy vite dhe Bayern Munich për një vit e gjysmë
https://twitter.com/TMuk_news/status/1779784647540391997?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1779784647540391997%7Ctwgr%5E4d8cae04e8f11134d64ba491659e7a19533eba94%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshfaqet-nje-emer-befasues-per-ta-drejtuar-liverpoolin-u-shkarkua-ne-mars-dhe-tani-mund-ta-marre-drejtimin-e-gjigantit-anglez%2F
Kovac qëndroi rreth dy vite edhe në krye të Monacos, derisa së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës gjermane VfL Wolfsburg.
Nga skuadra e fundit Kovac u shkarkua më 17 mars, derisa tani po shihet si një nga konkurrentët për ta marrë drejtimin e gjigantit anglez, që për kroatin do të ishte një hap i madh në karrierë