Takimi për “dinarin”, Lajçak: Pres që palët të vijnë me mendje të hapur, ta gjejmë një zgjidhje për personat e afektuar

by Nexhat

Emisari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në fund të kësaj jave do të ketë edhe një rund tjetër të bisedimeve me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka thënë se pret që palët të vijnë me mendje të hapur.

“Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me një mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, ka shkruar ai në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy