“Xibraka” dhe trafiku i drogës/ Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për mocion debati me Ramën në Parlament

by Nexhat

Mazhoranca socialiste ka rrezuar ne mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve kërkesën e PD për zhvillimin e një mocioni me debat në Parlament mbi problematiken e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike

Kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi ishte i prerë në qëndrimin e tij refuzues ndaj këtij mocioni me argumentin se çështjet për të cilat, opozita e kërkon janë ezauruar nga gjykatat dhe komisionet hetimore.

Por pretendimit të socialistit Çuçi, homologu demokrat Gazment Bardhi gjatë mbledhjes iu përgjigj duke thënë se laboratori i Xibrakës nuk është çështje e ezauruar. “Ka një dosje të veçuar e cila është sirtar dhe nuk është trajtuar”, tha ai.

Për mediat Bardhi deklaroi se mocion me debat është i detyrueshëm dhe se kryetarja e Parlamentit duhet të propozojë një datë dhe brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes duhet të zhvillohet. Javët e fundit palët janë përfshirë në debate të forta. Kërkesa e PD për mocion me debat mbi trafikimin e drogave pritet të shkaktojë përplasje në seancën plenare të së enjtes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy