E mërkurja shpallet ditë zie, Osmani: Shoqëria do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e nesërme, e mërkurja, të shpallet ditë zie “në kujtim të të gjitha grave dhe vajza të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, bëri të ditur zyra për shtyp e Presidencës së Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në njoftim.

banner

Presidentja Osmani shkroi në Facebook se “shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”.

Protokolli i Shtetit, me këtë rast, është obliguar që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ky vendim pason një fushatë që mori hov sot në rrjetet sociale me thirrjen “shpallni ditë zie për gratë e vrara”.

Sot u vra një tjetër grua në Pejë nga bashkëshorti i saj, katër ditë pas vrasjes së një gruaje nga ish-bashkëshorti në Ferizaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy