I dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë dërgohet në mbajtje për 48 orë, raportohet se ishte i dënuar për dhunë në familje

by Merita

Edmond Lajqi dyshohet se vrau gruan e tij sot në Pejë. E tërë ngjarja sipas policisë dhe prokurorisë ndodhi midis qytetit të Pejës.

Lajqi u arrestua e sipas raportimeve të para ishte vet ai që lajmëroi Policinë se e ka kryer këtë krim. “E vrava gruan”, raportohet të ketë thënë ai para organeve të rendit.

banner

E ky po del që nuk ishte rasti I parë që Lajqi dhe gruaja që u vra sot, Gjyljeta Ukelli patën probleme.

Lajqi në vitin 2021 sipas raportimeve, ishte dënuar me 400 euro gjobë për dhunë në familje.

Rasti I rëndë I vrasjes që tronditi sot Pejën, ka ndodhur në orën 08:15 të mëngjesit në banesën e çiftit në mes të qytetit të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se vdekja e gruas është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, i dyshuari që është bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy