Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar për krimin makabër që tronditi këtë mëngjes qytetin e Pejës dhe mbarë Kosovën.
Në një postim në Facebook, i pari i Pejës bën thirrje për të qendruar të bashkuar për kërkuar drejtësi për viktimën.
“Nuk ka vend për dhunë në shoqërinë tonë, sepse dhuna është një përpjekje e dëshpëruar për të zëvendësuar autoritetin e humbur. Le të punojmë së bashku për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe dhe kanë respekt e dashuri për njëri tjetrin”.
Ndër të tjera, Muhaxheri u ka shprehur “ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës të kësaj ngjarjeje tragjike, Gjyljeta Ukella, e cila për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë”./Informim