Përfaqësuesi Special I Bashkimit Evropian për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka takuar në Bosnje dhe Hercegovinë, kryetarin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik. Lajçak tha se me Dodikun ka diskutuar për perspektivën e tij për situatën aktuale atje.
“Ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë, pata gjithashtu rastin të dëgjoj @MiloradDodik perspektiva e situatës aktuale. Theksova momentin unik pozitiv nga Bashkimi Evropian dhe nënvizova se të gjithë aktorët vendorë duhet të kontribuojnë për të shfrytëzuar këtë mundësi dhe për të vënë Bosnjën dhe Hercegovinën në plan të parë. në plan të parë”, tha Lajçak.
Pikërisht dje, Dodik ka paralajmëruar se Republika Srpska do të iniciojë mëvetësinë e saj si përgjigje ndaj rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB për gjenocidin në Srebrenicë që pritet të miratohet në maj.