Në Komisionin për Arsim kalon Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

by Nexhat

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës, në mënyrë që t’i ikin mundësisë së kopjimit, dukuri kjo që, sipas tij, ka ndodhur në të kaluarën.

Këtë deklarim, ministrja e Arsimit e ka bërë gjatë raportimit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku me shtatë vota për kaloi në lexim të parë Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore.

banner

Nagavci tha se ky vendim ka të bëjë me përjashtimin e mundësisë së kopjimit të Provimit të Maturës.

“Ajo që kemi bërë dhe po mendojmë të bëjmë edhe në provimin e radhës është që kemi sjellë pjesërisht digjitalizimin në aspekt të aplikimit online të sistemit të nxënësve në mënyrë se si do të vendosen ata në klasa. Nuk do të jenë të së njëjtës klasë në një klasë, por kemi nxënës që do të shpërndahen në klasa të ndryshme që të mos kopjojnë me njeri-tjetrin. Por edhe një çështje që është e rëndësishme është edhe çështja e organizimit të masave që do të merren në rast të evidentimit të shkeljeve nga ana e Ministrisë, menaxhereve edhe kështu me radhë të cilat e kanë lejuar se në raste të caktuara edhe e kanë përkrahë kopjimin”, ka thënë Nagavci, teksa përmendi edhe komunat ku janë evidentuar shkelje të tilla

Sqarime për këtë Projektligj kërkoi kryetari i Komisionit, Ardian Gola, njëherësh deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mendoj që është një Projektligj jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në pikat që duhet menduar është ndarja e përqindjes së nxënësve për të sistemuar në arsimin e lartë. Suksesi është 30 për qind dhe 40 për qind është testi pranues, ndoshta këtu duhet me u fokusu më shumë se njëri prej problemeve kyçe është kur studentet janë gabimisht mandej edhe ambiciet që mund t’i kenë duke futur në sistem pa pasur përgatitje paraprake që marrin formë përmes përqindjes. Nëse këtu do të kishim mujt me bo një shpërndarje të mirë, besoj që do të kishim arrit me zgjedh një problem mjaft të madh”, tha Gola.

Ndërsa ministrja Nagavci, tha se problem kyç mbetet kopjimi i testeve, teksa përmendi edhe rastet kur janë evidentuar shkelje të tilla.

“Unë besoj që nuk ka të bëjë me përqindjen, dilemat që i kemi të gjithë por ka të bëjë me menaxhimin e testit gjerësisht në mungesën e përgjithësisë dhe llogaridhënies që ju besohet një detyrë shume e rëndësishme. Unë e përmenda, viteve të kaluar kemi pasur raste që janë evidentuar edhe në kohë reale se kush kanë qenë mësimdhënësit, profesorët që kanë qenë në klasë ku është bërë kopjimi dhe  ku është bërë kopjimi i testeve. Kemi dërguar edhe njoftim që të marrin masa gjoba që duhet paguar në këtë rast”, u shpreh Nagavci./EO/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy