Reagon FXHK-ja për rastin e Akil Gjakovës: Ne besojmë në pafajësinë e Akilit

by Nexhat

Pas shpalles në kërkim nga Policia e Kosovës të Akil Gjakovës si i dyshuar për veprën penale “dhunë në familje”, ka reaguar Federata e Xhudos e Kosovës, e cila thotë se dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Tutje në reagimin e FXHK-së thuhet se institucioni më i lartë i sportit të xhudos e ka prioritet të mbrojë dhe të promovojë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona.

“Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë”

Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë, thuhet në fund të reagimit të FXHK-së/ Informim.net

Postimi i plotë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy