Vrasja e gruas në Pejë, Tahiri: Kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas vrasjes së gruas në Pejë, duke thënë se kriminelët kanë marrë zemër.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri.

banner

“Në vitin 2023 patëm rritje 40% të numrit të vrasjeve në Kosovë. Brenda tri ditëve, dy gra u vranë në Kosovë. Kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri”, ka shkruar ai.

Tahiri tha se në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që deri dje, siç u shpreh ai, kanë sulmuar dhunshëm policinë.

“Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministre të drejtësisë që vazhdimisht i sulmojnë prokurorinë dhe gjykatat. Kjo është nxitje për kriminelët. Pse duhet t’i frikësohet një kriminel organeve të rendit dhe të drejtësisë kur vetë kryeministri i sulmon ato?!Pushteti dhe mendësia e tij e dhunës duhet të ndryshojë për të ndryshuar realiteti shoqëror”, shkroi tutje ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy