Vrasja në Pejë, Krasniqi thirrje qeverisë: asgjë nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë

by engel

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht të krijojë një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet, pasi asgjë nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë.

Krasniqi me një postim në Facebook ka reaguar pasi një burrë vrau sot bashkëshorten e tij.

banner

“Dy gra të vrara në tri ditë nga partnerët e tyre – të cilët kanë qenë edhe më parë të denoncuar në polici për çështje të dhunës në familje. Ky është alarmi që duhet të zgjojë secilin person që ka sado pak përgjegjësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve – e institucionet shtetërore kanë më së shumti. Çfarëdo që është duke bërë aktualisht Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë. Prandaj, ju bëjë thirrje që urgjentisht të krijojnë një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet”, shkroi kreu i PDK-së.

Ai poashtu shkruan se nuk duhet lejuar që Kosova të shndërrohet në një vend ku jeta e grave nuk vlen aspak.

“Duhet vepruar pa justifikime dhe pa përjashtime. Pa pardon për recidivistët. Me ndëshkueshmëri maksimale për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Duhet garantuar mbrojtje, mbështetje dhe siguri për gratë. Mos lejoni që Kosova të shndërrohet në një vend ku jeta e grave nuk vlen aspak. Lëvizni, ju lutem, sepse nuk është momenti për fjalë”, shkroi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy