24
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se ajo e bëri të qartë gjatë bisedimeve në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanyahu se Lindja e Mesme nuk duhet të lejohet të rrëshqasë në një situatë, rezultati i së cilës është plotësisht i paparashikueshëm, raporton The Guardian,
“Sepse kjo nuk do t’i shërbente askujt”, tha ajo.
Baerbock tha se vendet “thjesht duan të jetojnë në paqe”.
Baerbock e vizitoi Izraelin për herë të shtatë që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Nga aty, ajo do të niset për në takimin e ministrave të jashtëm të G7 në Itali.