Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj bllokimit të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare Kroaci-Serbi,
Hoxhaj që është nënkryetar i Kuvendit, përmes një shkrimi në rrjetin social X, ka thënë se e dënon sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, siç u shpreh ai, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke ua marrë pasaportat e tyre!
Ai mes tjerash thekson se ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër popullit të Kosovës.
Bllokimi i kosovarëve nga Serbia. Foto: Llogaria në X e nënkryetarit të Kuvendit, Enver Hoxhaj
“E dënoj sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke ua marrë pasaportat e tyre! Ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër popullit të Kosovës! @JosepBorrellF”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka shpërndarë dy fotografi dhe në shkrim ka etiketuar Josep Borrell.