Horoskopi i ditës, 17 Prill 2024: parashikimet shenjë pas shenje

by Merita

Lexoni horoskopin e ditës për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për ju: parashikimet astrologjike të ditës së sotme, e mërkurë 17 Prill 2024, për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin.

Dashi: Kjo e mërkurë 17 pritet të jetë një ditë tjetër e mirë dhe do të mund të gjeni edhe më shumë qetësi, veçanërisht nga pikëpamja profesionale. Në dashuri ata që kanë përjetuar momente të vështira, për shkak të mërzisë, me ca stimulim do të kenë mundësi të rikuperohen, por do të duhet të punojnë shumë.

banner

Demi: Ju vazhdoni të përjetoni ulje-ngritje marramendëse. Ndonjëherë ndiheni si një superhero, herë të tjera jeni në humor të rënë. Gjatë 24 orëve të ardhshme do t’ju duhet të bëni kujdes absolut në trajtimin e problemeve. Ende shumë tension ka në dashuri dhe gjërat që lidhen rreth shtëpisë. Ndryshime vijnë në punë.

Binjakët: Këtë të mërkurë 17 do të keni një qiell me fuqi të madhe që mund t’ju japë disa lajme stimuluese pune, një propozim të ri. Më e keqja është tashmë pas jush dhe tani e tutje mund të filloni të bëni plane për muajt e ardhshëm. Në qershor Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të mbështesë rritjen tuaj profesionale.

Gaforrja: Mund të keni përjetuar një rënie emocionale, pasi keni përjetuar një krizë në dashuri. Tani e tutje do t’ju duhet të punoni për t’u rikuperuar. Në ditët në vijim yjet do të jenë shumë premtues për takime të reja. Në fund të javës do të jeni në gjendje të arrini një marrëveshje të rëndësishme.

Luani: Me kalimin e ditëve, rritet edhe një irritim i çuditshëm, i brendshëm. Bëhet fjalë për dëshirën për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe për t’u çliruar nga të gjitha ato vështirësi që ju kanë munduar deri tani. Nga qershori e në vazhdim do të jetë thuajse e pamundur të mos e çoni në shtëpi një fitore personale. Ndërkohë, përpiquni ta menaxhoni vrullin tuaj me sens të shëndoshë, mos nxisni diskutime apo konflikte të panevojshme me fjalët tuaja.

Virgjëresha: Do të vazhdoni të përjetoni këtë periudhë të veçantë, të karakterizuar nga një dëshirë e pazakontë për ndryshime, për të bërë zgjedhje, madje edhe të paarsyeshme për disa. Sigurisht, për sa kohë që Saturni dhe Marsi janë përballë, jo gjithçka do të shkojë mirë. Do të përjetoni emocione të përziera, marrja e vendimeve nuk do jetë aq e thjeshtë.

Peshorja: Po rikuperoni gradualisht qetësinë, pas një prilli që vijon të jetë shumë nervoz dhe konfliktual. Sa më shumë t’i afrohet majit, aq më mirë do të jeni. Pak nga pak do ta gjeni edhe veten në formë më të mirë fizike dhe dëshirën për të dashuruar, për sa kohë që jeni në lidhje me personin e duhur. Jepini vetes pak argëtim dhe butësi shtesë.

Akrepi: Këtë të mërkurë Hëna në aspektin e kundërt mund të nxjerrë në dritë disa mendime, shqetësime, pak nervozizëm apo lodhje. Ndoshta, do t’ju duhet të kaloni edhe një sprovë, gjykimin e dikujt dhe ky fakt do t’ju shqetësojë edhe më shumë. Pritni! Po kaloni në një periudhë shumë premtuese. Ndërkohë, përpiquni t’i lini gjërat të rrëshqasin mbi ju.

Shigjetari: Mund të merrni një lajm të mirë në ditët në vijim. Megjithatë, Marsi dhe Saturni në shesh mund të stimulojnë akoma pak nervozizëm dhe t’ju bëjnë të thoni disa “jo” më të mprehta. Mbi të gjitha, nëse përfshijnë vazhdimin e projekteve apo bashkëpunimeve që nuk ju interesojnë më. Dëshira për ndryshim po rritet. Mos e lini pas dore aftësinë fizike.

Bricjapi: Megjithëse Hëna nuk do të jetë më armiqësore, do t’ju duhet të përballeni me disa probleme të vogla në shtëpi ose në punë. Brenda pak javësh mund të merrni vendime revolucionare: ajo që ka rëndësi do të jetë krijimi i aleancave të reja të vlefshme dhe të besueshme.

Ujori: Duhet të përpiqeni të relaksoheni pak më shumë, veçanërisht nëse prej ditësh po përballeni me axhitim të brendshëm të çuditshëm. Hëna në kah të kundërt do t’ju detyrojë të bëni kujdes maksimal në marrëdhëniet me të tjerët. Nga ana tjetër, do të mund të mbështeteni në një Venus të bukur: ndjenjat do të favorizohen.

Peshqit: Të mërkurën Marsi dhe Saturni në shenjën tuaj do t’ju bëjnë të ndjeni peshën e plotë të përgjegjësive tuaja. Sigurisht që këto nuk janë ditë në të cilat ne mund të rrimë kot! Me afrimin e majit, do të keni më shumë yje miqësorë dhe do të arrini të sqaroni shumë keqkuptime. Kujdes me paratë, veçanërisht nëse keni pasur shumë shpenzime kohët e fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy