Kamberi për ndaljen e shqiptarëve në kufi: Serbia fillon me masa represioni ndaj shqiptarëve

by Nexhat

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi duke shkruar për ndaljen e shqiptarëve në kufi, duke thënë mirë se vini në të ‘90-at.

Ai është shprehur se Serbia fillon me masa represioni ndaj shqiptarëve, menjëherë pasi që Parlamenti Evropian, ka rekomanduar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

banner

Kamberi ka thënë se këto masa represive që po ndërmerren ndaj civilëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, në vendkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, sipas tij, vijnë menjëherë pas vendimit të djeshëm të Parlamentit Evropian dhe siç u shpreh, kërcënimeve të para disa ditëve të presidentit serb Vuçiq për “procesimin e gjithë atyre që cënojnë rendin kushtetues”.

“Të rinjë shqiptarë nga Bujanoci, po ndalhen sot, në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” duke u mbajtur me orë dhe vonuar n këtë pikëkalim. Kjo masë represive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po ndërmerret, krahas masave të njëjta që po ndërmerren ndaj shiptarëve të Kosovës nëpër pikëkalimet kufitare serbe, sidomos, në kufirin me Kroacinë. Serbia, sot, po e shkelë brutalisht Marrëveshjen për tabelat e regjistrimit dhe po e cënon rëndë të drejtën fundamentale të njeriut “qarkulimin e lirë”.

“Këto masa po ndërmerren si masa retorzive pas hapit të rëndësishëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në KE”. Ndalesat nëpër kufij, patrullat policore dhe retorika e shfrenuar antishqiptare që po aplikohen ditët e fundit janë përsëritje e masave të agresionit të Serbisë ndaj shqiptarëve. Bashkimi Evropian dhe institucionet tjera ndërkombëtare duhet të dalin me reagim të fuqishëm ndaj represionit që po e ushtron shteti “pretendent për BE”, ka shkruar Kamberi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy