27
Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka komentuar ecjen e Kosovën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Sipas Kandiqit, ky anëtarësim u mundëson qytetarëve të paraqesin ankesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Madje, kundërshtimin e Serbisë, Kandiq e ka cilësuar si autogol.
“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u mundëson qytetarëve të paraqesin ankesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe detyron institucionet që të respektojnë vendimet e asaj gjykate. Kundërshtimi i Serbisë është autogol”, ka shkruar Kandiq në platformën “X”.