KDI i reagon Sallahut: Në përsiatjet për t’i ikur përgjegjësisë, rrejshëm tentoi të marr merita

by Nexhat

KDI i ka reaguar zv/ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, rreth një postimi të këtij të fundit për “punën e ministrës Albulena Haxhiu në adresimin e dhunës në familje dhe në bazë gjinore”.

“Në ditën kur për të disatën herë me radhë, qytetarët e Republikës së Kosovës u tronditën nga një tjetër vrasje e grave, askush nuk mori përsipër dështimin, askush nuk reflektoi, askush nuk dha dorëheqje. Përkundrazi, të gjitha institucionet shtetërore nxituan që përmes formave të ndryshme, të shpërfaqin “punën” e tyre në luftimin e dhunës në familje, si një formë e tentimit për shmangie nga përgjegjësia. Logjikshëm, sikurse kjo të kishte ndodhur, këto raste nuk do i kishim parë. Por, në një vend ku gjithçka matet dhe shihet si statistikë, përfshirë edhe jetët e grave, nuk lë mundësi tjetër përpos dështimit. Këto statistika gravitojnë të paraqiten si luftë për përkrahje publike në mes të atyre se kush ka më shumë merita në luftimin e këtij fenomeni, ose si statistika për t’i ikur përgjegjësisë nga dështimi zinxhiror.”

banner

KDI thotë se “në përsiatjet për t’i ikur përgjegjësisë, zv. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, rrejshëm, tentoi të merr merita.

“Rrejshëm, duke listuar shumë aktivitete, ai bëri politikë duke përdorur gratë e vrara, e duke sulmuar aktivistet. Por, prapë logjikisht, nuk tregoi se pse të gjitha këto “punë” dështuan dhe brenda katër ditëve u vranë dy gra.”

KDI ka thënë se nga e gjithë lista e publikuar, më shumë se 2/3 e 29 “punëve të Ministres” nuk përbëjnë “punë” të Ministres, e as Ministrisë së Drejtësisë.

“Ndërsa, janë fillimisht tri punë që nuk janë fare punë të Ministrisë, përkundrazi janë prodhime të akterëve të tjerë, të cilat rrejshëm, zv. Ministri Sallahu i paraqiti si punë të Ministrisë:

1. Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në baza Gjinore është miratuar nga Kuvendi. Ky Ligj është iniciuar nga një Komision Parlamentar. Pra, në këtë Ligj, MD nuk pati asnjë rol.

2. Udhëzuesi për funksionalizimin e Mekanizmave Lokal kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore: Ky dokument është i hartuar nga OSBE. Madje, as teknikisht, nuk është i publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtësisë. Në lansimin e këtij Udhëzuesi, krejt çka bëri Ministrja e Drejtësisë ishte një fjalë hyrëse.

3. Raporti i vlerësimit të përafrimit të ligjeve, politikave dhe masave me Konventën e Stambollit: Ky dokument i hartuar nga GREVIO (Organi i Ekspertëve të Pavarur përgjegjës për monitorimin e zbatimit nga palët e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje). Pra, as ky raport nuk është dhe as nuk mund të jetë i MD-së.”

KDI thotë se që të duken më shumë në numër, Sallahu i ka riformuluar 7 të tjera edhe pse janë veçse aktivitete të përmendura.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 17 prill 2024 – Në ditën kur për të disatën herë me radhë, qytetarët e Republikës së Kosovës u tronditën nga një tjetër vrasje e grave, askush nuk mori përsipër dështimin, askush nuk reflektoi, askush nuk dha dorëheqje. Përkundrazi, të gjitha institucionet shtetërore nxituan që përmes formave të ndryshme, të shpërfaqin “punën” e tyre në luftimin e dhunës në familje, si një formë e tentimit për shmangie nga përgjegjësia.

Logjikshëm, sikurse kjo të kishte ndodhur, këto raste nuk do i kishim parë. Por, në një vend ku gjithçka matet dhe shihet si statistikë, përfshirë edhe jetët e grave, nuk lë mundësi tjetër përpos dështimit. Këto statistika gravitojnë të paraqiten si luftë për përkrahje publike në mes të atyre se kush ka më shumë merita në luftimin e këtij fenomeni, ose si statistika për t’i ikur përgjegjësisë nga dështimi zinxhiror.

Vrasja e cilësdo grua, veç pse është grua, është dështim shtetëror! Dështimet e institucioneve shtetërore në mbrojtjen e jetëve të grave u konstatuan në dy raste nga Gjykata Kushtetuese. U konstatua dështimi i Gjykatës, Prokurorisë dhe Policisë. Përkundër kësaj, ende nuk ka reflektim për ndryshime në praktikë. Gratë po vazhdojnë të vriten, institucionet të krekosen për “sukseset” e tyre, e t’i ikin përgjegjësisë.

Por, në përsiatjet për t’i ikur përgjegjësisë, zv. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, rrejshëm, tentoi të merr merita. Rrejshëm, duke listuar shumë aktivitete, ai bëri politikë duke përdorur gratë e vrara, e duke sulmuar aktivistet. Por, prapë logjikisht, nuk tregoi se pse të gjitha këto “punë” dështuan dhe brenda katër ditëve u vranë dy gra

Nga e gjithë lista e publikuar, më shumë se 2/3 e 29 “punëve të Ministres” nuk përbëjnë “punë” të Ministres, e as Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërsa, janë fillimisht tri punë që nuk janë fare punë të Ministrisë, përkundrazi janë prodhime të akterëve të tjerë, të cilat rrejshëm, zv. Ministri Sallahu i paraqiti si punë të Ministrisë:

1. Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në baza Gjinore është miratuar nga Kuvendi. Ky Ligj është iniciuar nga një Komision Parlamentar. Pra, në këtë Ligj, MD nuk pati asnjë rol.

2. Udhëzuesi për funksionalizimin e Mekanizmave Lokal kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore: Ky dokument është i hartuar nga OSBE. Madje, as teknikisht, nuk është i publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtësisë. Në lansimin e këtij Udhëzuesi, krejt çka bëri Ministrja e Drejtësisë ishte një fjalë hyrëse.

3. Raporti i vlerësimit të përafrimit të ligjeve, politikave dhe masave me Konventën e Stambollit: Ky dokument i hartuar nga GREVIO (Organi i Ekspertëve të Pavarur përgjegjës për monitorimin e zbatimit nga palët e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje). Pra, as ky raport nuk është dhe as nuk mund të jetë i MD-së.

Që të duken më shumë në numër, shtatë të tjera, zv. Ministri i Drejtësisë, duke i riformuluar, i paraqiti si “punë”, edhe pse janë aktivitete veçse të përmendura në këtë listë.

1. Miratimi i Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në baza Gjinore nga Kuvendi.

2. Miratimi i Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe në baza Gjinore, si dhe aktivizimi i Grupit Koordinues Ndërministror, i cili në baza të rregullta, adreson çështjet e dhunës në familje.

3. Avancimi i rregullativës për zhvillimin e programeve të trajtimit për kryerësit e dhunës në familje.

4. Miratimi i Kurrikulës mbi zhvillimin e programeve për kryerësit e dhunës në kuadër të së cilës, është hartuar;

5. Programi i parë Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave.

6. Miratuam ndryshimet me qëllim të ofrimit të ndihmës juridike falas për të mbijetuarat  e dhunës pavarësisht gjendjes socio ekonomike të tyre

7. Përfarimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit, doikumentet e harmonizuara.”

“Përtej kësaj, pati edhe aktivitete që direkt janë të pavërteta. I tillë është rasti kur zv. Ministri i  Drejtësisë e liston si aktivitetet “Zbatimi i Strategjisë Kombëtare – mbi 80% të aktiviteteve të  zbatuara”. Në realitet, Zbatimi i Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe në baza Gjinore, bazuar në Raportin Vjetor të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022 – 2026, i publikuar nga vetë Ministria e Drejtësisë në Mars, 2023, thotë se vetëm 17% e aktiviteteve janë zbatuar plotësisht, ndërsa 42% janë zbatuar pjesërisht apo janë në proces të zbatimit. Kështu, në secilin variant, kjo është një gënjeshtër e z. Sallahu, që provohet nga raporti i publikuar nga Ministria ku vetë ai është zv. Ministër.”

Ndërsa 10 të tjera janë aktivitete komplet sipërfaqësore, që nuk mund të paraqiten si “punë” në ndikimin e drejtpërdrejtë në përmirësimin e rrethanave dhe situatën e rënduar të sigurisë sëgrave në Kosovë. Dhe assesi nuk përbëjnë suksese. Këtu hyjnë:

1. Organizimi dhe zhvillimi i fushatës Globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”.

2. Publikimi i raportit për këtë fushatë.

3. Organizimi i konferencës “Të bashkuar kundër dhunës – mjaft”.

4. Emërimi i Koordinatores së re Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me bazë Gjinore.

5. Hartimi dhe miratimi i Planit të Punës 2024 të Koordinatores Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me bazë Gjinore.

6. Finalizimi i formës së raportimit për monitorimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhunës ndaj Grave 2022-2026.

7. Themelimi i Grupit Ndërinstitucional lidhur me parandalimin e martesave të hershme në komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

8. Emërimi i Grupit i ri Koordinues ndërministror kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore.

9. Nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit me Bashkësitë fetare në Republikën e Kosovës.

10. Nënshkrimi i një memorandumi të Shërbimit Korrektues të Kosovës me OJQ Monumenta

Nga këto aktivitete, vlen të veçohet fillimisht, fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” e cila është iniciativë aktiviste qysh nga vitet e 90-ta dhe përdoret nga aktivistët dhe organizatat botërore për të bërë thirrje për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Kjo do të thotë se është fushatë që i takon aktivistëve dhe shoqërisë civile, e jo institucioneve shtetërore, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë. Për çka, është e turpshme të përvetësohet, e lëre më të listohet për qëllimin që po përdorej.

Ndërsa, aktivitetet e tjera, si nënshkrimi i memorandumeve, publikimi i raporteve për fushata, apo finalizimi i formës për raportim dhe të tjera, janë tërësisht qesharake të listohen në  rangun e këtyre aktiviteteve. Në anën tjetër, as emërimi i Koordinatores së re nuk mund të futet në këtë listë, meqenëse Ligji qartazi e ka përcaktuar se në këtë pozitë me vendim të Kryeministrit emërohet Ministri i Drejtësisë dhe për këtë nuk kërkohen veprime shtesë, që të përbëjë “punë”.

Ndërsa, me të gjitha telashet që kanë në përmbajtjen e tyre, nga e gjithë lista e zv. Ministrit Sallahu, mbesin vetëm 8 aktivitete të përmbushura përgjatë mandatit të Ministres:

1. Miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale: dënime plotësuese për dhunuesit dhe trajtim në kohë të rasteve të dhunës.

2. Ndryshimi i Ligjit për Ndihmë Juridike Falas.

3. Miratimi i Ligjit të ri për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

4. Strategjia Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe në baza Gjinore.

5. Lansimi i Protokollit Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale në Republikën e Kosovës.

6. Krijimi i moduleve të reja në data-bazën nacionale për evidentimin e rasteve të dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

7. Programi Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave.

8. Lansimi i Masës së punësimit për gratë viktima të dhunës.

Përkundër se në Kosovë është krijuar ky mentalitet institucional, që në raste të kësaj natyre institucionet ngarendin ta heqin përgjegjësinë nga vetja, rasti i zv. Ministrit Sallahu tejkalon negativisht këtë mentalitet. Është e padrejtë dhe jo etike që mbi gratë e vrara, në ditët kur shoqëria kërkon përgjegjësi, të publikohen rrejshëm aktivitete dhe të rritet numri i tyre, për të shpërfaqur si sukses diçka që realisht nuk ka ndodhur. Thënë më ndryshe, zv. Ministri Sallahu bëri politikë mbi gratë e vrara

Në statusin e tij, zv. Ministri Sallahu nuk tregoi pse kjo Qeveri nuk e ka funksionalizuar Ligjin Mbikëqyrje Elektronike, si mungesë e të cilit para pak më shumë se një viti, në oborrin e QKUK-së u vra një grua.

Ndërsa, në kuadër të punëve të cilat tashmë janë iniciuar nga Ministria, të njëjtat duhet të zbatohen përpara, në mënyrë që fuqizimi ekonomik i grave të jetë prioriteti parësor, ndërsa programi për kryerësit e veprave penale të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore të shkojë përkrah me të. Dhe vetëm nëse këto funksionalizohen si duhet, mund të konsiderohen si punë në përmirësimin e situatës kundrejt luftës ndaj dhunës dhe vrasjes së grave.

Krejt në fund, z. Sallahu nuk tregoi as se pse këto “29 punë” nuk mbrojtën gratë, dy prej të cilave u vranë brenda 4 ditëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy