Microsoft do të investojë 1.5 miliardë dollarë në firmën e inteligjencës artificiale nga Emiratet e Bashkuara Arabe G42 duke i dhënë gjigantit Amerikan një pjesë të aksioneve dhe një vend në bordin drejtues të kompanisë, transmeton PCWorld.al.
Si pjesë e marrëveshjes, e cila u mbështet nga qeveritë Amerikane dhe të UAE-së, G42 do të përdorë shërbimet cloud të Microsoft për të operuar aplikacionet e saj AI.
Bashkëpunimi vjen ndërsa Uashingtoni përpiqet të adresojë avancimet teknologjike të Pekinit me SHBA që po vendos embargo ndaj kompanive Kineze të cilat nuk blejnë dot çipe AI.
SHBA-ja gjithashtu është shprehur e shqetësuar për investimet dhe bashkëpunimet në rritje me Kinës dhe vendeve të Gjirit. Në rastin e G42, kompania shiti investimet e saj në Kinë dhe filloi të zëvendësonte harduerin Kinezë me ato Amerikanë.
G42 dhe Microsoft thanë se do të sjellin së bashku infrastrukturën e avancuar të AI dhe dixhitale në vendet në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Afrikë.