Përmbytet Dubai: moti i keq shkakton kaos në metro e aeroporte (Video)

by engel

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, qindra udhëtarë po grumbullohen për të lënë sa më shpejt destinacionin e tyre të pushimeve dikur parajsë. Qyteti, i ndërthurur me luksin, është zhytur nën ujë.

Influencuesi i famshëm Jordan po bën një transmetim të drejtpërdrejtë i bllokuar në Rolls Royce-in e tij të përmbytur. “Tani unë jam nën ujë, si të gjithë miqtë e mi të kriptove,” thotë ai, duke përdorur një frazë të përdorur për investitorët që kanë humbur paratë e tyre.

banner
https://twitter.com/jrdnwelch/status/1780128544602963995

Në rrugët e tjera që tani janë kthyer në lumenj, makinat e shtrenjta sportive dhe makinat elektrike moderne janë të braktisura, pronarët e tyre janë në varkat e shpëtimit. Dallgët e ujit sjellin mobilje që era i ngrinte nga ballkonet e apartamenteve luksoze. Në Dubai dje, brenda pak orëve, ranë 120 mm shi – një sasi që zakonisht bie në një vit.

https://twitter.com/dwnews/status/1780351610037715437

Imazhet që u shfaqën dukeshin si skena nga Apokalipsi, ose ndonjë film hollivudian me tematikë eskatologjike.

Qielli u nxi nga retë. Rrufetë binin çdo disa sekonda. Erërat ishin të forta, shiu i rrëmbyeshëm dhe i pandërprerë bëri që gjithçka të përmbytej. Dubai u bë një lagunë e madhe me erërat që ngrinin valët.

Emiratet nuk janë mësuar me fenomene të tilla. Shiu është i pazakontë në shkretëtirën – ku është ndërtuar Dubai – kështu që nuk ka kanalizime në rrugë apo ndërtesa për të mbledhur ujërat e përmbytjeve.

Më shumë se 50 fluturime ose u devijuan drejt destinacioneve të tjera ose u anuluan./BW

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy