Përveç Zv.drejtorit të Policsë Jankoviq, janë arrestuar edhe disa policë tjerë të Kosovës, thotë Krasniqi

by Nexhat

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar për bllokimin e shumë qytetarëve në kufijtë e Serbisë. Ai deklaron së përveç arrestimit të zëvendësdrejtorit të Pëgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, janë ndaluar edhe disa zyrtarë tjerë të PK-së.

Krasniqi deklaron se Serbia “keqtrajton dhe kërcënon çdo serb që përdor të drejtat e tij dhe integrohet në vendin e tij”.

“Serbia ankohet rrejshëm për të drejtat e serbëve në Kosovë ndërsa arreston, keqtrajton dhe kërcënon çdo serb që përdor të drejtat e tij dhe integrohet në vendin e tij. Ndalimi i Jankoviqit dhe disa zyrtarëve të tjerë të PK-së nga Serbia është prova më e qartë e qëndrimit hipokrit të Serbisë”, ka shkruar ministri Krasniqi, 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy