Ramadani shpalos objektivat: Mbijetesa dhe Evropiani me Shqipërinë

by Nexhat

Mesfushori i Lecces dhe i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Sassuolos.

Futbollisti 28-vjeçar u shfaq shumë i lumtur për suksesin ndaj Empolit në kampionat që erdhi në limitet e takimit.

banner

“Kjo fitore ishte e rëndësishme sepse Empoli është një kundërshtar i drejtpërdrejtë në garën për mbijetesë. Ne fituam, ndërsa të tjerët barazuan. Seria A është e vështirë. Do të jetë thelbësore të marrim sa më shumë pikë në këto gjashtë ndeshje”, deklaroi futbollisti nga Kosova.

I pyetur për ndikimin e trajnerit Luca Gotti në paraqitjen e skuadrës, mesfushori nga Ferizaj u përgjigj shumë qartë

“Ne dhamë gjithçka për të treguar se duam të bëjmë mirë dhe të arrijmë objektivin. Trajneri ndryshon formacionin nga ndeshja në ndeshje. Tani luajmë me dy në mesfushë. Jemi më kompakt, kjo është një rrugë më e mire për t’u ndjekur dhe nuk pësojmë gol në tre ndeshjet e fundit. Tani jemi të përqendruar te ndeshja e radhë që është Sassuolo”, deklaroi mesfushori.

Ramadani nuk mund të mos fliste për formën e treguar në kampionat dhe synimin që ka me kombëtaren shqiptare në “Euro 2024”, shkruan SuperSport.

“Kur hyj në fushë kam besim të madh, nuk kam frikë nga askush. Thjesht dua të bëj mirë dhe ta fitoj ndeshjen. Dua të arrij fillimisht mbijetesën me Leccen dhe më pas të bëj mirë në Kampionatin Evropian me Shqipërinë”, mbylli deklaratën e tij futbollisti i kombëtares

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy