Një person ka njoftuar policinë se i është vjedhur vetura me targa vendore, gjatë kohës sa e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.
Pas hetimeve vetura u gjet e aksidentuar.
Lidhur me rastin u arrestua një i mitur që me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në fshatin Damjan të Gjakovës.
“Fsh. Damjan Gjakovë 16.04.2024 – 07:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është vjedhur vetura me targa vendore, derisa e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Pas një pune hetimore vetura e vjedhur është gjetur dhe identifikuar e aksidentuar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar i mitur në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar dhe punëtorit për punë sociale dhe ka shfrytëzuar të drejtën që të mbrohet në heshtje. Me vendim të prokurorit për të mitur i dyshuari dërgohet në mbajte”, thuhet në njoftimin e policisë.