Eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, ka thënë se veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës nëpër pikat kufitare ishin të parashikueshme dhe ato i konsideroi si fëmijërore, por të rrezikshme.
Duke folur për rastin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, Reuten tha është e njohur metoda e Serbisë për eskalim dhe frikësim të serbëve të Kosovës.
“Provokime të parashikueshme, fëmijërore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe. Zëvendësshefi i Policisë së Kosovës Jankoviq është ende në paraburgim. Ai duhet të lirohet menjëherë. Ne e dimë këtë model të përshkallëzimit dhe po ashtu frikësimin e qytetarëve serbo-kosovarë – dhe duhet ta ndalojmë atë”.
https://twitter.com/thijsreuten/status/1780920221831758139?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1780920221831758139%7Ctwgr%5Ecb45ca7aa2329b22a9a0cd2704832f917ee25682%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Feurodeputeti-holandez-provokime-femijerore-dhe-te-rrezikshme-nga-autoritetet-serbe%2F