Moti sot në Kosovë

by Merita

Për ditën e sotme, e enjte parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje lokale shiu e bore.

Gjatë ditës priten zhvillime të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-41 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C. /MeteoKosova/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy