Po vjen “Kometa e Djallit”! Trupi qiellor që është i dukshëm çdo 71 vjet, mund të shihet dhe nga Toka

by Merita

Eklipsi i plotë i diellit kaloi, por shfaqjet në hapësirë nuk përfundojnë kurrë. Bëni gati teleskopët e dylbinë për të parë kometën e Djallit.

Trupi qiellor që shfaqet një herë në 71 vjet sipas NASAS do të jetë i dukshëm gjatë muajit prill. Sapo dielli të bjerë nën horizont, shikoni në perëndim , pikërisht në të djathtë të Jupiterit.

Më 2 Qershor do jetë më e afërt me Tokën, rreth 144 milionë milje nga planeti ynë.  Deri në korrik, do të jetë shumë e errët për t’u parë edhe me dylbi.

Kometat janë copa të ngrira pluhuri, shkëmbi dhe akulli që mbeten nga formimi i sistemit diellor.  Madhësia e tyre varion nga disa milje të gjera në dhjetëra milje.

Ndërsa i afrohen diellit, ato nxehen dhe nxjerrin pluhur dhe gaz, duke krijuar një “kokë” me dritë dhe “bishtin”.

Numri aktual i kometave të njohura është rreth 3910. Kometa e Djallit e mori emrin vitin e kaluar kur ajo formoi gjurmë në qiell që ngjanin me brirët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy