PRISHTINË/ Të shtëna armësh afër pompës së derivateve

by Nexhat

Sonte rreth orës 19:30, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Florie Ahmeti, konfirmoi se bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar.

banner

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy