Shqipëria ka vendosur si synim strategjik rijetësimin e industrisë ushtarake.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dha më shumë detaje mbi këtë prioritet gjatë një interpelance të zhvilluar në Kuvend me deputetin socialist Nasip Naço. Nevoja për të vënë në punë industrinë e vjetër ushtarake, Peleshi tha se ka lindur pas ndryshimeve gjeopolitike, ndërsa tha se është detyrim që vendi ynë si anëtar i NATO-s të rrisë armatimet dhe municionet
“Pas agresionit rus situatat gjeopolitike ka ndryshuar, arkitektura e sigurisë ka ndryshuar. Ne jemi në një periudhë ku paqja është më e kërcënuar se kurrë. Kjo situatë sfidoi bazën industriale globale të mbrojtjes, kërkesë të lartë për municione dhe sistem armatimesh.
Shqipëria ka si detyrim të rrisë kapacitet ushtarake për t’iu përgjigjur ndryshimeve e të vazhdueshme, rijetëzimi i industrisë ushtarake është synim strategjik. Jemi në një epokë si aleatë në NATO duhet të përgjigjemi duke rijetëzuar industrinë ushtarake. Do jetë një proces që ka synim të nxisë zhvillimin teknologjik në një bashkëpunimi me aktorë ndërkombëtar, privat apo shtet aleate dhe partnere”, tha Peleshi
Ministri theksoi se me ndihmën e Agjencisë së Prokurimit Publik të NATO-s është hartuar një raport mbi vlerën dhe gjendjen e objekteve të industrisë ushtarake në Shqipëri. Sipas tij, ky raport i ka qartësuar edhe me nevojat që ka tregu.
“Kemi patur një mënyrë jo shumë profesionale të tërheqjes se investitorë potencial duke qenë të hapur, por ju shumë të qartë se cila është vlera e asteve tona dhe kërkesa globale për municione. Nga tetori 2022 kemi kërkuar bashkëpunim e Agjencisë së Prokurimeve të NATO-s, i kërkuam të hartojë një raport, parafizibilitet që të dimë se ca kemi, vlerës, linjat të prodhimit, por edhe të kërkesave të tregut. Dimë vlerën e asteve, kërkesën globale dhe mund të orientohemi më mirë për të vendosur se ca game produktesh duhet të marrin mbështetje”, vijoi Peleshi
Për të rijetëzuar industrinë e vjetër ushtarake, Peleshi lajmëroi edhe disa ndryshime ligjore.
“Duhet bazë ligjore e re. Ndërmarrjet shtetërore nuk janë shoqëri aksionere dhe kanë ngërçe në mënyrën se si operojnë. Jemi duke punuar për të ndërtuar një ligj rregullator dhe për të parë formën juridike më të mirë, më të përshtatshme me tregun dhe kërkesat e investitorëve vendas apo të huaj”, theksoi Peleshi.
Investitorë dhe kompani të huaja që synojnë prodhimin e armëve dhe municioneve kanë treguar interes, ndërsa Peleshi thekson se Shqipëria synon të jetë partnere si aksionere në biznes dhe jo thjesht t’i japë me koncesion.
“Në vite ka pasur investitorë që u kemi dhënë mundësinë të njihen me industrinë, nga Turqia, Hungaria, Izraeli, Kroacia. S’kemi projekt të konkretizuar, po punojmë për ta ndryshuar qasjen edhe në kuptimin se si sillemi në raport me këto investime. Duam të ikim nga Shqipëria 1 euro dhe të shkojmë te Shqipëria partnere, aksionere, të marrim edhe dividentitn si pronar i këtyre aseteve”, u shpreh ministri
Deputeti socialit Nasip Naço tha se kjo përgatitje duhet të jetë reale dhe është koha për ta vënë në dispozicion industrinë ushtarake.
“Kjo përgatitje të jetë reale dhe të mos jetë përgjigje 360 gradë kur vende të tjera e kanë vënë punë, shesin municione. Këtë kërkojmë dh enë që të vihet. Nëse nuk bëhet kjo është mungesë sigurie, cenon sigurinë kombëtare dhe ekonominë tonë. Është koha të viheni në dispozicion për ta vënë në punë industrinë ushtarake”, u shpreh Naço.
Sa i takon vendimit për të paguar pagat e prapambetura dhe sigurimet shoqërore për periudhën 2017-2023 për 131 ish-punonjësit e kombinatit të Poliçanit, Naço tha se ky vendim është marrë shumë vonë. Ndërsa ngriti pretendime se janë 241 punonjës që duhej të përfitonin
“Pretendimet e tyre janë për rreth 241 punonjës, është i pamjaftueshëm se nuk është bërë i plotë dhe është i vonuar. Është lajm i mirë dhe pamjaftueshëm për këta njerëz që presin nga deputetë qeveria, për të hapur vende pune dhe sidomos për pagën është një detyrim. Ju falënderoj për aq sa keni bërë, e pamjaftueshme, por gjithsesi faleminderit. Do kërkoja nga kolegë të mazhorancës dhe opozitës për të mbështetur këtë pr.ligj, kemi detyrim për të mbështetur këtë pr.ligj. Të mos i konsiderojmë më si numra reparti, por si njerëz që kanë detyrime dhe do bëjnë maksimumin për të vënë në punë industrinë ushtarake”, tha Naço.
Propozimin për të prodhuar armë dhe municione e bëri nga Tirana edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij më 29 shkurt. Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama teksa ka folur për rilindjen e industrisë ushtarake ka shprehur ambicien që brenda vitit 2030 Shqipëria të mund të kryejë eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”.