Sot kandidon për president, Bujar Osmani: Para Marrëveshjes së Ohrit as nuk e imagjinoja që mund të .…

by Merita

Le të kujtojmë se si ishte situata politike, ekonomike dhe arsimore në vend para vitit 2001, për të bërë një krahasim me atë që ofron sot realiteti pas marrëveshjes së Ohrit. Deri në vitin 2001 në institucionet shëndetësore nuk kishte mjek, infermier apo staf ndimës të komunitetit shqiptar. Ata, ishin të përjashtuar nga çdo hallkë e sistemit.

‘Në qëndrën klinike në Shkup ku jam punësuar mbi 3000 punëtorë shëndetësorë, ndoshta 2-3 rojtarë mund të ishin shqiptarë dhe ata për komunitetin shqiptar ishin më të rëndësishmit. Për shkak se ishin një kanal komunikimi për ta për t’i dërguar deri te mjekët maqedonas’, u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

banner

‘Klinikat e Shkupit kanë qënë me 0 përfaqësim as një mjek shqiptar nuk ka patur. Sot në klinikat e shkupit drejtohen nga specialistë të njohur dhe të pranuar edhe ndërkombëtarisht që bëjnë ndërhyrjet e tyre edhe në klinikat e Evropës nga shqiptarët e specializuar në fusha të ndryshme të mjeksisë, ndërsa më parë shqiptari është dashur që, për të hyrë brenda në vizitë tek i sëmuri, të korruptojë atë rojtarin tek dera ose pastruesin për të arritur deri tek realizimi i një vizite’ u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokrat për Integrim.

Vetë Bujar Osmani ka qenë student i Fakultetit të Mjeksisë në Shkup. Pra, me profesion është kirurg por që asnjëherë nuk e kishte menduar se mund të punonte në spitalet në zonat urbane. Aq më tepër, të ishte ministër apo kandidat për president siç është sot.

“Unë kam qënë student gjenerate në fakultetin e mjeksisë në Shkup por para marrëveshjes së Ohrit unë nuk mund të ëndërroja për punësim në ndonjë qëndër klinike në Maqedoni, por ndoshta ambicja ime ishte të mos më dërgonin në ndonjë fshat shumë malor se do të ishte e vështirë nga Shkupi por diku më afër”,u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Por, pas marrëveshjes së Ohrit, gjërat ndryshuan për shumë shqiptarë. Ata rifituan shumë të drejta që për vite me radhë ju ishin mohuar.

“Këto të drejta janë në një nivle shumë më të lartë sec kanë qënë dhe është një nivel që jep mundësi për shqiptarët që të zhvillohen. Tash varet edhe nga shqiptarët se sa duan ta shfrytëzojnë këtë kuptohet. Tash edhe flamuari edhe simbolet i kthyen në përdorim nga ne shqiptarët. Përpara kësaj shqiptarët përfundonin në burg nëse përdornin flamuarin”, u shpreh Ibrahim Mehmeti, analist.

Pozicione pune që deri dje ishin të pamundura për ta, sot shqiptarët mund ti prekin dhe të marrin detyra në të mirë të komunitetit të tyre. Nga administrata e ulët, e deri në nivelet e larta të ekzekutivit.

‘U punësova në 2004 në një spitali cili i shërben 70% të pacientëve shqiptarë. Unë isha një ndër shqiptarët e parë që u punësova në atë spital. As shërbyesit, as asistentët, as motrat medicinale nuk ishin shqiptarë. Kishte nga cdo komunitet por shqiptarët ishin të përjashtuar’ u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy