Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë befasuese për sa i përket raportit bashkëshortor që ka me Ilir Metën.
E ftuar së fundmi në emisionin “Opinion” në TV Klan, ajo foli për ngjarjet brenda Partisë së Lirë, sulmet e Metës ndaj SPAK-ut dhe hetimet e këtij institucioni ndaj saj
Po, përtej raportit politik, Kryemadhi bëri një deklaratë befasuese për sa i përket raportit bashkëshortor që ka me Ilir Metën.
“Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti se sigurisht që brenda familjes tonë, familjes së vogël, ka ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë që duke shkatërruar pozicionimet apo lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi këto konflikte parimore, morale midis njëri-tjetrit. Konfliktet tona janë vetëm konflikte politike”, tha Kryemadhi
“Ne jemi dy njerëz të cilët punojmë nga mëngjesi deri në darkë në politikë, sigurisht që marrëdhënia është e përditshme edhe në familje. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë, është që njeriu sa të rrojë do të mësojë. Mendjelehtësia më e madhe si te burrat, edhe te gratë qëndron kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetër, por kjo nuk ndodh. Pse nuk ndodh? Nuk ndodh sepse marrëdhënia morale është shumë më e rëndësishme se marrëdhënia financiare”.