Bayern Munich raportohet se ka interesim të madh për transferimin e Ronald Araujos nga Barcelona.
Gazetari Lluis Canut ka raportuar se agjentët e Araujos janë në bisedime me Bayern Munichun për t’u pajtuar rreth kontratës së lojtarit, në rast se gjiganti gjerman gjen gjuhën e përbashkët me Barcelonën.
Araujo është shtylla e mbrojtjes katalonase dhe klubi janë të bindur që nuk duan ta shesin,
Megjithatë, nëse vjen një ofertë tunduese, shto këtu krizën financiare të Barcelonës, ata mund të jenë në gjendje të pranojnë marrëveshjen.
Së fundmi, Araujo u bë temë diskutimi, pasi mori karton të kuq në ndeshjen çerekfinale ndaj PSG-së dhe nga shumëkush po cilësohet si fajtori për eliminimin e katalonasve nga gara më prestigjioze evropiane për klube.