Operoi kordat e zërit, Jon Bon Jovi: Dua të kthehem të këndoj për ju!

by Merita

Jon Bon Jovi ndau gjendjen e kordave të tij vokale pas operacionit që iu nënshtrua në vitin 2022.

Këngëtari doli në tapetin e kuq për premierën e dokumentarit të tij të ri, “Thank You, Goodnight: The Bon Jovi Story” të enjten, më 18 prill.

banner

Ai tregoi se ky problem e shqetëson prej disa vitesh, por është në rrugën e përmirësimit.

Ndër të tjera ai tha: “ Dokumentari përshkruan diçka që ka ndodhur prej 1-2 vitesh. Jam në rrugën e rikuperimit. Nuk jam ende aty ku dua të jem, por po përmirësohem”.

Pak ditë më parë, Bon Jovi hodhi më shumë dritë mbi procesin e rikuperimit të tij që nga operacioni i kordave vokale. Duke folur në një pyetje dhe përgjigje për dokumentarin e tij, ai tha: “Ajo që patë në film u xhirua marsin e kaluar në atë skenë ku unë nuk mund të këndoja mirë, ose dy vjet më parë kur isha në turne.”

Dhe ai kishte shtuar: “Kam hyrë në fazën e rikuperimit. Unë jam më se i aftë të këndoj. Mua më duhen dy orë e gjysmë në natë, katër netë në javë, para se të them se do të bëjmë një koncert. Kështu që jam kthyer në rrugën e rikuperimit përgjithmonë, asnjë ditë nuk është e lehtë. Çdo ditë është një luftë, por unë jam më se i aftë të këndoj përsëri!”, tha Bon Jovi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy