Sanduloviq vazhdon akuzat: Me urdhër të kujt po kërcënohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?

by Merita

Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hedhjes së sheqerit në rezervuarin e karburantit në veturën e vajzës së tij.

Sanduloviq ka thënë se në veturën e vajzës së tij është gjetur edhe një pajisje gjurmuese që përdoret nga BIA.

banner

“Gjatë kontrollit të veturës së vajzës sime Klara, në rezervuarin e së cilës ishte futur sheqer për të bllokuar motorin dhe për t’i shkaktuar aksident, është gjetur një pajisje gjurmuese që përdoret nga policia sekrete private serbe e Aleksandar Vuçiqit – BIA”, ka shkruar Sanduloviq, në një postim në platformën “X”

Ai ka pyetur se “me urdhër të kujt po kërcënohet, përgjohet e ndiqet vajza ime dhe kush tentoi ta arrestonte?”.

“A është edhe kjo me urdhër të Aleksandar Vulinit apo Aleksandar Vuçiqit?! Asnjë politikan në Serbi, përveç meje, nuk është në rrezik për shkak të pikëpamjeve të tij, si dhe gruaja dhe vajza ime”.

Sanduloviq ka thënë se “në Serbi është bërë çështje jete nëse i kundërvihesh kriminelit Aleksandar Vuçiq dhe shtetit të tij mafioz”.

“Në Serbi nuk ka liri të fjalës, mendimit dhe jetë normale. Në Serbi ka vetëm frikë, primitivizëm, dhunë dhe nacionalizëm! Çfarë thonë BE-ja, SHBA-ja dhe Britania e Madhe për këtë dhe deri kur do t’i tolerojnë të gjitha këto?”, ka thënë Sanduloviq.

Ndryshe, tre ditë më parë, Sanduloviq ka thënë se pas rrëmbimit tim dhe tentativës për vrasjen e tij, tashmë vajza e tij Klara ishte shënjestër e një atentati.

Ata hynë në makinën e saj dhe i hodhën sheqer në rezervuarin e saj, i cili bllokoi plotësisht motorin ndërsa ajo po e drejtonte dhe për pak sa nuk shkaktoi një shpërthim”, ka shkruar Sanduloviq, në platformën “X”.

Sanduloviq tha se vetëm falë qetësisë së saj, vajza e tij arriti të shmangë një aksident gjatë vozitjes dhe të ndalojë në mënyrë të sigurt makinën.

“Makina ndodhet aktualisht në një qendër shërbimi të autorizuar ku motori është çmontuar plotësisht për të përcaktuar nëse sheqeri është derdhur në rezervuar”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy