Gjumi i tepërt, rrezik për alzheimerin? Çfarë thotë studimi

by Merita

Rezultatet i një studimi, i cili gjurmoi zakonet e gjumit gjatë ditës tek njerëzit e moshuar, ishin befasuese. Njihuni më poshtë me përfundimet e studimit, gjetjet e të cilit mund të ndihmojnë në zgjidhjen e rezultateve kontradiktore të efekteve të dremitjes.

Studimi sugjeron se me kalimin e moshës, shtimi i orëve të gjumit në rutinën e ditës, mund të rritë rrezikun për të zhvilluar dëmtime të lehta njohëse ose Alzheimer.

banner

Shkencëtarët mendojnë se ka shumë gjasa që dremitja e tepërt të jetë një shenjë paralajmëruese: “Mund të jetë një sinjal i plakjes së përshpejtuar”- tha Dr Yue Leng, asistent profesor i psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.

“Nëse vini re se po filloni të përgjumeni më shumë gjatë ditës, ky mund të jetë një sinjal i rënies së aftësive njohëse.”, shpjegon ai. Shkencëtarët gjurmuan oraret e gjumit tek pjesëmarrësit me një moshë mesatare 81 vjeç, për disa vite.

Ata gjithashtu iu nënshtruan testeve për të vlerësuar aftësitë njohëse çdo vit. Në fillim të studimit 76% e pjesëmarrësve nuk kishin dëmtime të aftësive njohëse, 20% kishin dëmtim të lehtë dhe 4% kishin sëmundjen e Alzheimerit. Me kalimin e viteve, u vu re se orët e dremitjes ishin dyfishuar pas diagnozës me dëmtim të lehtë të aftësive njohëse. Dhe ato gati u trefishuan, pas një diagnoze me Alzheimer.

Në përgjithësi, pjesëmarrësit që dremisnin më shumë se një orë në ditë, kishin një rrezik 40% më të lartë për të zhvilluar Alzheimer sesa ata që dremisnin më pak se një orë në ditë.

Studiuesit duke krahasuar trurin pas vdekjes, zbuluan se ata me sëmundjen e Alzheimerit kishin më pak neurone që nxisin zgjimin. Oraret e pazakonta të gjumit, pagjumësia dhe gjumi me cilësi të dobët gjatë natës janë diçka e zakonshme për ta.Por hulumtimi tregoi se lidhja me dremitjen mbeti e njëjtë edhe kur u mor parasysh gjumi cilësor gjatë natës.

Autorët thanë se ndjesitë e shtuara të përgjumjes gjatë ditës, mund të jenë një shenjë e hershme se ndryshimet po ndodhin në tru. Dhe ato janë shenjat e para të demencës.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy